Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë në Forumin e Prespës, se vetëm përmes dialogut mund të arrihet kompromisi me Kosovën.
Në këtë forum ku u diskutuan çështje të ndryshme për rajonin – kryeministrja serbe tha se nëse nuk bëjnë diçka atëherë njerëzit do të largohen nga rajoni.
“Ka shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë për qytetarët tanë duke e lënë politikën anash, sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme në rajon në mënyrë që ata të rrinë, sepse nëse nuk e bëjmë këtë këta njerëz që po shihni këtu do të jenë të vetmit njerëz që do të rrinë të jetojnë në këtë rajon. Duhet të bëjmë diçka që njerëzit të rrinë në rajon – Marrëveshja e Roamingut ishte një nga këtë shembuj”, ka thënë ajo.
“Forumi i Prespës është një gjë fantastike. Unë jam ajo që them se kemi ndoshta shumë takime rajonale dhe marrim kohën tonë që mund ta kalojmë duke punuar për qytetarët tanë, por mendoj se kjo vërtet ka rëndësi sepse feston marrëveshjet që erdhën nga një dialog kompleks që shpresoj se na e kujton të gjithëve çdo vit se dialogu ka rëndësi dhe vetëm përmes dialogut mund të arrijmë kompromis, ta lëmë të kaluarën të kaluar”. /Insjaderi.com