Bërnabiq: Me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata në rajon ndryshoi

Bërnabiq: Me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata në rajon ndryshoi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerësoi të enjten se 2021-ta duhej të ishte vit i mirë për bashkëpunimin rajonal.

Por, sipas saj, gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Albin Kurtit në postin e kryeministrit të Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Insajderi.

Ajo paralajmëroi se mund të ndodh që më 5 korrik marrëveshje të rëndësishme të mos nënshkruhen për shkak të Kurtit.

“Në vend që të festojmë të gjithë suksesin e bashkëpunimit rajonal këtë vit, për fat të keq me ardhjen e institucioneve e të reja në Prishtinë dhe Albin Kurtit, bashkëpunimi rajonal mori një ton tjetër,” tha Bërnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit Samir Tandir rreth rezultateve të takimeve në javët e fundit në Antalia, Vjenë dhe Luksemburg.Top of Form/Insajderi.com