Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se Serbisa është e përkushtuar të vazhdojë dialogun me Kosovën, por kjo e fundit duhet të përmbushë detyrimet e saj, transmeton Insajderi.
Bërnabiq këtë deklaratë e dha pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, gjatë ditës së sotme në Beograd, ku shtoi se vendi i saj ka përmbushur të gjitha obligimet që ka marrë në Bruksel nga dialogu me Kosovën, raporton ‘Tanjug’.
Bërnabiq, pas këtij takimi tha se pret që njësoj të veprojë edhe Kosova.
Nga ana tjetër, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun nën kujdesin e Bashkimit Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë asociacion njëetnik.
Shumë prej pikave të marrëveshjes për asociacionin, janë shpallur anti-kushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Në mes të qershorit, pritet të rinisë në Bruksel dialogu Kosovë – Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së. /Insajderi.com