
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pa u zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën, nuk mund të flitet për tema të tjera, transmeton Insajderi.
Ajo është shprehur se Serbia po e pret me padurim vazhdimin e dialogut.
“Vetëm atëherë kur të zbatohen ato për të cilat jemi pajtuar, ne mund të diskutojmë për gjëra të tjera”, ka thënë ajo për TV Pink.
Ndërsa, lidhur me vizitën e presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ajo ka thënë se është e rëndësishme në shumë aspekte, ekonomikisht dhe politikisht./Insajderi.com