Bërnabiq: Serbia mori rezultat të rëndësishëm

Bërnabiq: Serbia mori rezultat të rëndësishëm

“Kanë qenë dy ditë historike”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, teksa komentoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, të premten në Uashington, njofton Insajderi.

“Mendoj se delegacioni ynë kthehet me rezultat të madh dhe të rëndësishëm për Serbinë dhe serbët në Kosovë, por edhe për gjithë rajonin”, tha Bërnabiq për televizionin Pink.

Ajo më pas shtoi  se “administrata në Uashington ka treguar efikasitet më të madh sesa Brukseli dhe se ka qenë e përqendruar në rezultate dhe projekte konkrete”.

Kjo marrëveshje sipas Bernabiq-it është një uverturë e mirë përpara takimit që pritet të mbahet në Bruksel më 7 shtator.

Bërnabiq shtoi se është mirë që Brukseli dhe Uashingtoni punojnë së bashku, edhe nëse ekziston rivalitet mes tyre.

“Gjithçka që po bën Uashingtoni po e shpejton disi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Unë mendoj se kjo shkon në avantazh të BE-së”, tha Bërnabiq./Insajderi.com