Bërnabiq: Vuçiqi ndryshoi gjërat në raport me Kosovën

Bërnabiq: Vuçiqi ndryshoi gjërat në raport me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka lavdëruar presidentin e këtij shteti, Aleksandër Vuçiq “për mënyrën drastike sesi i ndryshoi gjërat në politikë në raport me Kosovën”.

Ajo në TV Prink tha se, është shumë e vështirë që Serbia t’i përgjigjet “propagandës shqiptare”, brenda ditës, gjatë kohës sa po fliste për dialogun.

“Përgjigja serbe ndaj propagandës së palës shqiptare ekziston, por ajo përgjigje nuk është e thjeshtë dhe nuk mund të jepet brenda një dite.  Presidenti Aleksandar Vuçiq arriti të ndryshojë në mënyrë drastike gjërat në politikë, kryesisht në raport me Kosovën”, tha ajo, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.

Kryeministrja e Serbisë glorifikoi  Vuçiqin duke thënë se ka punuar me zell për shtatë vite.

“Ju mund ta shihni se ai e punoi atë me zell dhe këmbëngulje çdo ditë për shtatë vjet. Vuçiç është një politikan që nuk ka frikë të thotë të vërtetën dhe që nuk i bën lajka njerëzve në Serbi ose partnerëve tanë jashtë,” tha Brnabic. /Insajderi.com