Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk beson që do të ketë ultimatum ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bërnabiq, tha se bisedimet me Kosovën në Uashington më 4 shtator, nuk do të jenë aspak të lehta.
Për TV Pink”, kryeministria serbe, potencoi se temat politike nuk janë në rend të ditës në këtë takim, por beson se çështje të tilla janë të pashmangshme.
“Jemi pak të brengosur sepse në mediat kosovare ky takim paralajmërohet si data më e rëndësishme për Prishtinën ose të ashtuquajturën Republikë e Kosovës nga shpallja e njëanshme e pavarësisë. Ka mundësi që ata të kenë ndonjë informacion që ne nuk e kemi”, deklaroi Bërnabiq, njofton Insajderi.
Bërnabiq, tha se ekipi i Serbisë është shumë i përgatitur për takimin e 4 shtatorit.
“Ekipi ynë që ka shkuar në Uashington është jashtëzakonisht i përgatitur”, theksoi Bërnabiq duke shtuar se delegacioni nga Beogradi ka mbështetjen e Qeverisë serbe. /Insajderi.com