Bërns: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE-në

Bërns: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE-në

E ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, kështu deklaroi sot ambasadorja e SHBA-vë në vendin tonë Kate Marie Bërns, shkruan Insajderi.

“Ne besojmë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Evropë dhe se procesi do të vazhdojë dhe do të realizohet”, tha Bërns për të shtuar se SHBA janë të zhgënjyera që Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat me Bashkimin Evropian në qershor.Ne, jemi të zhgënjyer që Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat paraqasëse me Bashkimin Evropian dhe ne vazhdimisht dërgojnë porosinë se Maqedonia e Veriut është e përgatitur dhe i ka përmbushur kushtet që janë të nevojshme për anëtarësim në BE”, tha Bërns.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shprehu bindjen se kryesimi i Sllovenisë me BE, që fillon më 1 korrik, do të tregojë një qasje serioze në çështjen e zgjerimit dhe fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Siç shtoi Zaev, pala maqedonase do të vazhdojë me përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për heqjen e vetos bullgare, por në masën që mund të diskutohet.

“Ne vazhdojmë me përpjekjet tona, me duke ditur se sa larg mund të shkojmë dhe çfarë është e negociueshme, duke shpresuar se evropianizimi përmes mekanizmave evropianë do të vazhdojë së shpejti, dhe këto janë kapitujt. Evropianizimi në vendin tonë ndodh çdo ditë, ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Pritjet e mia janë që kjo të ndodhë në dhjetor të këtij viti”, tha Zaev. /Insajderi.com