Vendimet e shumicës

Besa Gaxherri: Vjosa Osmani t’i respektojë vendimet e partisë

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri i bën thirrje koleges së saj Vjosa Osmanit që t'i respektojë vendimet dhe organet e partisë.

Besa Gaxherri: Vjosa Osmani t’i respektojë vendimet e partisë

Ne emisionin DPT në Televizionin T7, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri i bëri thirrje Vjosa Osmanit që të vazhdojë traditën demokratike të LDK-së, ku vendimet e shumicës respektohen, “pavarësisht a pajtohemi a jo”.

Ajo ka thënë gjithashtu se mundësitë që i janë ofruar asaj brenda LDK-së, nuk i janë dhënë grave tjera brenda partisë, raporton Insajderi.

Vjosa Omani që nga prishja e koalicionit qeverisës mes LDK-së dhe VV-së, vazhdimisht ka hedhur kritika në drejtim të partisë së vet, duke e akuzuar madje se po i shërben agjendave të rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi. /Insajderi.com