Besa Luzhës i dalin fjalët, pas rinumërimit merr kaq vota më shumë

Besa Luzhës i dalin fjalët, pas rinumërimit merr kaq vota më shumë

Pas publikimit të listave të rinumërimit nga KQZ-ja në vendvotimin 1907E në Prishtinë, del që ankesat e disa kandidatëve për deputet kanë qenë të drejta në raport me mungesën e disa votave.

Një nga kandidatet për deputete që kishte shprehur shqetësim për mungesë votash në subjektin e saj, ka qenë edhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD.

Ditë më parë Luzha është ankuar se në qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, sipas rezultateve të KQZ-së, kishte marrë vetëm një votë. Por Luzha kishte votuar së bashku me bashkëshortinë atë qendër.

Vetë Besa Luzha ka thënë se ishte e bindur që në vendvotimin 1907E ku kishte votuar bashkë me burrin, do t’i merrte dy vota.

Në anën tjetër, KQZ-ja i kishte shënuar vetëm një votë në listat paraprake.

Pas rinumërimit, Besa Luzhës i janë shënuar 5 vota në vendovitimin ‘1907E’, andaj si duket kandidatja për deputete e cila është profesoreshë me profesion, ka pasur të drejtë kur është ankuar për mungesë votash në subjektin politik ku ajo bën pjesë.