Ish-ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, përmes një postimi në rrjete sociale deklaroi se Albin Kuti është autoritar, populist dhe i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë.
Shahini tha se Kurtit iu deshën më pak se dy javë të shfaqte gjithë ambicien për kapje totale të të gjitha institucioneve.
“Ju që argumentonit se na duhen së paku 100 ditë apo 6 muaj që të shohim tamam se si do të qeverisë VV, dhe shfaqnit padurim me kritikët e pushtetit të ri, Kurti ju dha një përgjigje marramendëse sot. Iu deshën më pak se dy javë të shfaqte gjithë ambicien për kapje totale të të gjitha institucioneve. Kur ai thotë “krejt”, kjo do të thotë KREJT. Autoritar, populist dhe i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë – ky është pushteti i Vetëvendosjes. Keni akoma dilema?”, shkroi Shahini./Insajderi.com