Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, me theks të veçantë për fushën që ajo drejton, arsimin.
Në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Shahini ka thënë se qeveria ku ajo bën pjesë, pavarësisht sfidave që nga fundi i vitit të kaluar, kjo qeveria i’a ka dal mbarë, njofton Insajderi.
E pyetur për kërkesën e PD-së që ajo të jep dorëheqje? – Shahini ka thënë se “atë punë e ka opozita, ajo bën punën e vet, unë e bej punën time”.
Ajo lidhur me këtë çështje ka shtuar se “sulmet e PD-së në drejtim të saj, nuk janë sulme e kritika për punën time, por më kanë sulmuar për shkak të prejardhjes”.
Besa Shahini ka thënë se në përgjithësi qeveria e Ramës ka kryer me sukses çdo punë në raport me rrethanat të cilat I kemi pasur para vetës./Insajderi.com