Kush po i nxitë protestat?

Besa Shahini reagon ndaj protestës së nxënësve në Tiranë

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini ka reaguar ndaj protestës së sotshme të nxënësve në Tiranë. Ajo thotë se kjo protestë është e nxituar nga opozita.

Besa Shahini reagon ndaj protestës së nxënësve në Tiranë

Nëpërmjet rrjetit të saj social Facebook  ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka reaguar ndaj protestës së nxënësve për provimet shtatërore.

Në lidhje me këtë protestë ajo është shprehur se “ndjen keqardhje që nxënësit po protestojnë kundër “provimeve të vështira”, por më shumë se për nxënësit, “keqardhje më shumë për nxitësit e tyre, e që ajo është opozita e vendit”, njofton Insajderi.

“Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për ‘provimet e vështira’! Megjithatë, keqardhja për nxënësit ‘protestues’ më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido”.

“Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon ‘lehtësimin’ e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s’ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco”.

Ajo madje shton se “këto provime janë hartuar nga ekspertë provimesh dhe këtë vit janë më të lehta se viteve tjera”. /Insajderi.com