Besian Mustafa kandidat për kryetar të LDK-së

Besian Mustafa kandidat për kryetar të LDK-së

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se do të kandidojë për të parin e partisë, njofton Insajderi.

Mustafa, i cili njëherësh është edhe ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thënë se LDK-ja ka nevojë për reformim, por jo për denigrim.

Sipas tij, gjithsecili e ka të qartë që udhëheqja e kësaj partie duhet t’i kalojë gjeneratës së re politike, “jo në kuptimin e moshës, por në kuptimin e ideve, mendimeve dhe veprimeve që përkojnë me rrethanat politike të 10 viteve të ardhshme”.

Mustafa tutje ka kritikuar kolegët e partisë, për të cilët tha se e kanë denigruar LDK-në në 15 vitet e fundit.

“Tradita e këtyre 15 viteve të fundit e denigrimit të kolegëve dhe ish kolegëve të partisë, duhet dhe do të përfundojë. Por, natyrisht, vendimmarrja nga 15 marsi do të kalojë tek një ekip tërësisht i ri, plot energji e vizion, që do të ketë qëllim primar nxjerrjen e LDK-së nga kjo situatë e rëndë dhe fillimin e reformave të thella në parti. Ky ekip do të diskutojë hapur, pa grupe e xhepa, secilën temë dhe do të nxjerrë vendimet më të mira për LDK-në dhe Kosovën, jo për individë e grupe”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com

Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars.

Kandidat vetëm dhe…

Posted by Besian Mustafa on Wednesday, March 10, 2021