Besian Mustafa thërret konferencë për media pas operacionit të policisë

Besian Mustafa thërret konferencë për media pas operacionit të policisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka thirrur konferencë për media pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, ministria e Bujqësisë.

“Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër persona, teksa gjithësej nën pranga kanë përfunduar 12 persona në të gjitha lokacionet ku u zhvillua aksioni. /Insajderi.com