Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, njofton Insajderi.
Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.
Është bërë debat i madh se a duhet të falet Bajrami, apo jo, por ka qenë vetëm dje që Naim Tërnava, i ka dhënë fund debatit, duke treguar se përfundimisht Bajrami nuk do të falet.
Myftiu pohoj se kjo po bëhet për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Dje, gjithashtu ishte dita më e kobshme sa i përket vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, me gjithsejtë 16.