Besnik Berisha: Krim ka bërë prokuroria, jo Hakia

Besnik Berisha: Krim ka bërë prokuroria, jo Hakia

Besnik Berisha, avokat i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës, ka folur  për media pas seancës dëgjimore që zgjati 3 orë ndaj të mbrojturit të tij, njofton Insajderi

Gjatë prononcimit të tij, Berisha tha se , “Haki Rugova është duke u persekutuar nga Prokuroria dhe se dëmi që po i shkaktohet atij është i pariparueshëm”.

“Lajmi është se Haki Rugova tani shkon në shtëpi, Një fjali që e kam thënë sot është se krim s’ka bërë Hakia, por Prokuroria”.

Tutje, Berisha ka shtuar se arrestimi i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

“Arrestimi i tij është tërësisht i kundërligjshëm. Sot pasdite do të ketë një konferencë ku do të shpaloset gjithçka që pretendon prokuroria”.

Sipas Berishës, seanca është vonuar meqë ai ia ka ka shpërfaqur pafytyrësinë prokurorisë para fytyrës.

“Seanca është vonuar për shkak se me të pranuar kërkesën e Prokurorisë, ia kam shpërfaqë pafytyrësinë e ndjekjes. Prokuroria ka prezantuar fakte të falsifikuara”.

Në fund Berisha ka shtuar se do të kërkojë një hetim nga Prokuroria Speciale, meqë kjo prokurori nuk është kompetente për ta arrestuar klientin e tij.

“Një hetim urgjent do të kërkohet nga Prokuroria Speciale sepse kjo Prokurori nuk është kompetente për të bërë arrestimin e Rugovës”.

“Ai është persekutuar. Ajo çfarë është bërë nga Prokuroria është dëm i pariparueshëm për Rugovën”./Insajderi.com