Besnik Bislimi flet për takimin me LDK-në: Bisedimet kanë rifilluar intensivisht

Besnik Bislimi flet për takimin me LDK-në: Bisedimet kanë rifilluar intensivisht

I propozuari për ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, nga lideri i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar sonte nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ndaj analistëve të studiove televizive, duke thënë se i kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta, shkruan Gazeta Insajderi.

Bislimi, po ashtu ka thënë se edhe portalet e pseudoportalet sipas tij, kanë hamendësuar qytetarët duke u thirr në burime të brendshme.

“ Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës. Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej)”, ka shkruar Bislimi në Facebook./ Insajderi.com