Besnik Bislimi mundohet ta manipulojë diasporën: Po kanë frikë se ju keqpërdoren fondet nga skenarët e Thaçit

Besnik Bislimi mundohet ta manipulojë diasporën: Po kanë frikë se ju keqpërdoren fondet nga skenarët e Thaçit

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në konferencën e sotme për media ka folur rreth xhirollogarisë në thesarin e shtetit që është hapur ditë më parë në mënyrë që dispora të ndihmojnë në luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Ai, ka thënë se pavarësisht që gadishmëria e diasporës është e madhe për të ndihmuar, shumë prej tyre janë duke hezituar se fondet e tyre mund të keqpërdoren nga skenarët që po i përgadit presidenti i vendit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

“Është një problem tjetër, një pjesë e mirë e diasporës pak është dukë hezituar se kanë frikë që mjetet që ata i derdhin do i keqpërdor dikush tjetër nëse skenarët që po i përgadit Thaçi munden me pas sukses, është kriju një far konfuzioni edhe duhët më kuptu diasporën, mirëpo gadishëmria e tyre është e madhe”, ka thënë Bislimi.

Ai, ka thënë se vetëm për një orë e gjysmë në këtë xhirollogari janë dhuruar 35 mijë euro./Insajderi.com