Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Zv.kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, është emëruar ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton Insajderi.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Të martën në mëngjes, Haradinaj-Stublla njoftoi publikisht se ka dhënë dorëheqje pasi bashkëpartiakja e saj, Florentina Gjergjaj, e kishte akuzuar se ia kishte vjedhur votat. Madje në media kishte qarkulluar edhe një video-incizim ku pretendohet se bashkëshorti i ish-ministres, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj në zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com