Besnik Tahiri: Hoti në Bruksel ra në terren të minuar

Besnik Tahiri: Hoti në Bruksel ra në terren të minuar

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka deklaruar se ndarja e Kosovës ka qenë projekt i Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, njofton Insajderi.

Tahiri për RTK-në ka thënë  se çështja e ndarjes ka përfunduar kryesisht për shkak të kundërshtimit nga ana e kancelares Angela Merkel.

“Ndarja ka qenë projekt i Aleksandar Vuçiqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë. Diskursi politik i BE-së në raport me Serbinë për ndarjen e Kosovës ka qenë pak a shumë i mbështetur. Përveç kancelares gjermane Angelas Merkel, askush nuk ka dalë kundër”, është shprehur Tahiri.

Më pas Tahiri ka folur edhe rreth takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Lidhur me këtë çështje ai ka thënë se Hoti në samitin e Brukselit ka rënë në ‘mina’, pasi ishte vendosur në pozitë të pafavorshme, pasi zyrtarët e BE-së e kanë lënë që të presë në korridor./Insajderi.com