"Masa të zakonshme në gjendje të jashtëzakonshme"

Besnik Tahiri: Mbyllja e përgjithshme do të ishte me pasoja të mëdha

Besnik Tahiri thotë se qeveria nuk mori vendim për gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të ishte me pasoja të mëdha për vendin.

Besnik Tahiri: Mbyllja e përgjithshme do të ishte me pasoja të mëdha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se edhe pse jemi në gjendje jo të zakonshme, nuk kërkuam shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme meqë një gjë e tillë do të ishte me pasoja të mëdha, njofton Insajderi.

Tahiri në rrejtin social Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme por shkoi me masa rigoroze në mënyrë të ta luftojmë pandeminë Covid-19, dhe këto masa secili qytetarë duhet të respektojë në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik.

“Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk propozoi shpalljen e “Gjendjes së Jashtëzakonshme”. Mirëpo, po vendosen masa strikte që duhet secili qytetar t’i zbatojë e respektojë. Sepse është në të mirën e shëndetit publik. S’ka alternativë tjetër pos respektimit të rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike”.

Më pas ai ka shtuar se do të mundohemi deri në fund që të mos bëjmë mbylljen meqë kjo do të kishte pasoja të mëdha për vendin tonë

“Nuk duam dhe do të mundohemi deri në fund të mos bëjmë mbyllje të përgjithshme. Të mos i mbyllim kufijtë, të mos i mbyllim aeroportet sepse pasojat janë të mëdha. Në këtë situatë duhet shtuar kujdesin në secilën fushë dhe sidomos në gastronomi”.

Sot, Qevria e Kosovës ka vendosur që të vazhdohet me masa rigoroze, duke e shmangur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./Insajderi.com