Besnik Tahiri mesazh VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

Besnik Tahiri mesazh VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka dërguar një mesazh Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është në pushtet, që “mos u fshihni prapa paaftësive tuaja”, njofton Insajderi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar ditë më parë paraardhësin e saj në këtë dikaster, Selim Selimi, se i njëjti ka ndikuar në transferin e të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetajt nga një qendër korrektuese në tjetrën.

E kjo sipas Tahirit, është tendencë “për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë”.

“Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, lidhur me paralajmërimin e Haxhiut se do të publikohen pagesat për të akuzuarit e Speciales në Hagë, Tahiri është shprehur se kjo dëshmon qartë “pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin”./Insajderi.com

Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s'janë asgjë tjetër përpos tendencë për t'i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme…

Posted by Besnik Tahiri on Friday, April 23, 2021