Besnik Tahiri: Në Bruksel do të kërkojmë liberalizim të vizave

Besnik Tahiri: Në Bruksel do të kërkojmë liberalizim të vizave

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se sot bashkë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, do të kërkojnë liberalizim të vizave për Kosovën.

Zyrtarët qeveritar sot do të kenë takime në Bruksel me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetët, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Tahiri ka përmendur tri takime dhe ka thënë se “Do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”. /Insajderi.com

Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli,…

Gepostet von Besnik Tahiri am Donnerstag, 10. September 2020