Beteja e anketave në Maqedoni – partitë që prijnë

Beteja e anketave në Maqedoni – partitë që prijnë

Anketat e porositura dhe të realizuara nga partitë politike në Maqedoni kanë nisur të publikohen në prag të zgjedhjeve lokale.

Një e tillë ka indinjuar edhe partinë LSDM.

Sipas tyre, anketa e institutit “Pavell Shatev” që e qet VMRO-DPMNE si fituese është degë e degë e kësaj partie dhe po mundohen të fshehin faktin që LSDM dhe koalicioni janë favorit absolut në zgjedhjet e tanishme lokale, kumton kjo parti.

“Tentimet dëshpëruese të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së për plasimin e lajmeve dhe anketave të rreme nuk kalojnë. Asnjë anketë e rreme nuk do ta ndihmojë Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-së që të shpëtojnë nga humbja e thellë në zgjedhjet lokale.

Qytetarët e shohin mirë dallimin në mes vlerave të reja dhe punës së përgjegjshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe qeverisjes shkatërruese dhe kriminale të VMRO-DPMNE-së në nivel qendror dhe lokal.

Anketa më precize do të bëhet më 15 tetor kur qytetarët në të gjitha komunat do të votojnë për humbjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të japin mbështetje masive për kandidatët nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.