8 televizionet shqiptare, për një vitr kanë transmetuar për teleshikuesit rreth 21.8 milionë sekonda reklama në vitin 2017, sipas të dhënave të monitoruara nga Idra Media.
E nga këto të dhëna, Top Channel është televizioni që ka transmetuar më shumë kohë publicitare, me 4 milionë sekonda, duke ia kaluar Tv Klan’it, me 3.8 milionë sekonda reklamë.
Në vend të tretë, për nga koha e publicitetit të transmetuar renditet News 24, me 3.19 milionë sekonda, i ndjekur nga Vizion Plus (3.16 milionë sekonda) dhe ABC News (2.9 milionë sekonda).
Kompania, reklamat e së cilës shfaqen më shpesh në televizionet shqiptare është operatori celular, Vodafone, me 2.2 milionë sekonda në 2016-n, sipas të dhënave të Idra Media, me një rënie prej rreth 7% me bazë vjetore.
Në vend të dytë është platforma televizive me pagesë Digitalb, me 1.13 milionë sekonda. Një pjesë e konsiderueshme e reklamave të saj shkojnë në Top Channel.
Më pas renditet Telecom Albania, po me 1.13 milionë, që ka shënuar dhe rënien më të madhe të kohës reklamuese të transmetuar në televizion, me 44%.
Në vend të katërt është platforma tjetër televizive me pagesë, Tring, me një rritje prej 21% të kohës. Reklamat e kësaj platforme shkojnë kryesisht drejt Vizion Plus./Insajderi.com
