Beteja për tender, presionet e zv/ministrit për të favorizuar një kompani nga Gjilani 

Beteja për tender, presionet e zv/ministrit për të favorizuar një kompani nga Gjilani 

Vlerësimi i ofertave për  projektin “Ekzaminimet kontrolluese për shërbime laboratorike të rrugëve regjionale dhe rajonale” në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë nxjerr në pah mosmarrëveshjet që kanë ardhur pas tentimeve nga drejtuesit e kësaj ministrie për të favorizuar një kompani të caktuar për të fituar tenderin.

Në fakt bëhet fjalë për zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, i cili ka bërë presion tek punonjësit e ministrisë për të favorizuar një kompani nga komuna e Gjilanit.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka siguruar një shkresë, në të cilën anëtarët e komisionit të ministrisë që po merren me vlerësimin e ofertave të tenderit, janë ankuar se zëvendësministri Rexhep Kadriu, po bën presion për të vepruar në favor të kompanisë “IPE-Controls”.

Redaksia ka provuar të kontaktojë me zëvendësministrin Rexhep Kadriu për të marrë një përgjigje se cilat janë arsyet që po bën presion tek anëtarët e komisionit për të favorizuar kompaninë në fjalë, por Kadriu nuk e ka hapur telefonin.

Ministria e Infrastrukturës për këtë cështje nuk ka kthyer ende përgjigje.

E i kontaktuar përmes telefonit, shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, ka thënë se nuk komenton rastin në fjalë, pasi që nuk ka dijeni për diçka të tillë.

“Së pari s’e kam të konfirmuar këtë që po thoni ju, nuk e di për çka bëhet fjalë. Kushdo që ta ka dhënë këtë informatë, le ta konfirmon. Unë nuk mundem të konfirmoj asgjë, sepse nuk kam parë asgjë lidhur me këtë rast”, ka thënë shkurt Zejnaj.

E në shkresën e siguruar, (shkesë e cila i është dorëzuar nga sekretari i ministrisë ministrit Pal Lekaj), punonjësit e ministrisë ankohen se zëvendësministri Rexhep Kadriu po u bën presion që të favorizojnë kompaninë “IPE-Controls”, për të fituar tenderin.

Mes tjerash në shkresën drejtuar ministrit Lakaj, thuhet se zv.ministri Kadriu ka ftuar me radhë anëtarët e komisionit në zyrën e tij, me qëllim të ushtrimit të ndikimit, duke kërkuar favorizim, respektivisht që të mos aplikohen kriteret e dosjes së tenderit ndaj kompanisë “IPE-Controls”.

Këto presione thuhet se kanë ardhur nga Kadriu, pasi që anëtarët e komisionit vlerësues të ministrisë gjatë vizitës në teren kanë parë se Kompania “IPE-Controls” ka mungesë të pajisjeve për të kryer punët e kërkuara sipas kritereve të tenderit.

Kompania “IPE CONTROLS – ING SH.P.K.” nga Gjilani bazuar në të dhënat e paraqitura në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), thuhet se është shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, e cila mes tjerash  kryen aktivitete të inxhinierisë dhe këshillimit teknik.

Kjo kompani është regjistruar në institucionet e shtetit me 25 prill të vitit të vitit 2018 dhe ka një kapital prej 30 mijë euro.

Kjo është shkresa drejtuar ministrit Pal Lekaj për ndërhyrjet e zëvendësministrit Rexhep Kadriu:

I nderuar z.ministër

Përmes e-mailit zyrtar me datën 15.07.2019 në orën 8:06 kam pranuar njoftimin “raportin për ndërhyrje dhe ushtrim të ndikimit” të dërguar nga zonja Blediona Gegollaj anëtare e komisionit për vlerësimin e ofertave për projektin “Ekzaminimet kontrolluese për shërbime laboratorike të rrugëve regjionale dhe rajonale” me nr Prokurimi MI 19 019211.

Sipas “raportit për ndërhyrje dhe ushtrim të ndikimit”, me datën 11.07.2019 ditë e enjte z.Rexhep Kadriu zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit e ka thirrë znj. Blendiona Gegollaj në zyrën e tij dy herë përmes asistentes së tij Drenusha Sherifi rreth orës 11:00 me qëllim të ushtrimit të ndikimit që komisioni të veprojë në favor të tij, i njëjti e ka ftuar edhe anëtarin e komisionit z. Hysen Merovci për vlerësimin e ofertave për të ushtruar ndikim që i njëjti të mos aplikojë kriteret e dosjes së tenderit ndaj kompanisë “IPE-Controls”, pasi që tek kjo kompani kemi konstatuar mungesë të pajisjeve gjatë vizitës në teren, të njëjtën ditë z. Hysen Merovci ka raportuar në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe në Zyrën e…