InDoks u transmetua dokumentari “Beteja e Pacifistëve”.

Betejë Elefantësh në LDK. Kush do ta fitojë atë, sipas këtij nënkryetari të partisë?

Betejë Elefantësh në LDK. Kush do ta fitojë atë, sipas këtij nënkryetari të partisë?

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Beteja e Pacifistëve”.

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

Është ky një dokumentar për papartinë më të vjetër të pluralizmit të shqiptarëve të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Nga fundi i këtij dokumentari LutfiHaziri flet për një. siç ai e quan,Betejë Elefantësh në LDK. Kush do ta fitojë atë?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për rrënjët e kësaj partie që shkojnë deri te një klasë specifike e shqiptarëve të Kosovës që përfituan nga regjimi i JosipBrozTitos e deri te lidhjet aktuale të saj me botën e krimit.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që udhëheqin grupet kryesore të kësaj partie që rrëfejnë për InDoks se cili do të jetë fati i LDK-së në të ardhmen e afërt.

Njohës të zhvillimeve shoqërore në këtë dokumentar analizojnë partinë që që e themeloi Ibrahim Rugova nga një perspektivë krejt tjetër- të zhveshur nga mitet.

Kush është LDK-ja e vërtetë e ditëve tona dhe çka e ndanë atë me LDK-në e Rugovës? Në fakt, çka i bashkon këto dy LDK pos emrit të njëjtë që e kanë? A është e shmangshme ndarja në LDK, pas asaj se çka ndodhi në Vetëvendosje?

Dhe, a do të jetë kjo ndarje si ajo e vitit 2006 ku Kuvendi Zgjedhor u përgjak me një konfrontim tepër të dhunshëm ku u përdorën edhe karriget?

Janë edhe shumë pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com