Betimi i gjykatësve dhe i prokurorëve serbë për veri, të martën

Betimi i gjykatësve dhe i prokurorëve serbë për veri, të martën

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Për të martën e shkuar, më 17 tetor, ishte paraparë fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe ishte paraparë po ashtu që gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti serb të bënin betimin para Presidentit, por ata nuk erdhën përkundër pritjes së gjatë që iu bë.