Betohen 180 rekrutë të rinj të FSK-së

Betohen 180 rekrutë të rinj të FSK-së

180 rekrutë të rinj janë betuar sot në Kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës “Skënderbeu” në Ferizaj, njofton Insajderi.com.

Këta ushtarë të FSK-së u betuan para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe zyrtarëve të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa ka lavdëruar edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.

“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha se këta ushtarë që po i shtohen sot FSK-së, do t’i shërbejnë institucionit më të besueshëm në vend.

“Të gjitha këto sfida kanë pasur vetëm një qëllim – të ju përgatisin për të qenë ushtarë të FSK-së, përveç privilegjit tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend, ju keni nderin t’i shërbeni vendit tuaj, por krah aleatëve, krah ushtarëve të NATO-s në shërbim të paqes dhe sigurisë globale”, tha ai. /Insajderi.com