Betohen deputetët e legjislaturës së gjashtë

Betohen deputetët e legjislaturës së gjashtë

120 deputetët e rinj të kuvendit të Kosovës kanë bërë betimin si deputetë të legjislaturës së gjashtë.

Tekstin e betimit e lexoi, deputeti më i vjetër që është duke e udhëhequr seancën Adem Mikullovci.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. Betohem”.