Në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës janë betuar deputetët e rinj të zëvendësuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe disa nga ata të cilët kanë munguar në seancën konstituive të 22 marsit, përcjell Insajderi.
Kandidatët e zëvendësuar sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
- Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, është Shemsedin Dreshaj, i cili do të zëvendësojë Daut Haradinaj.
- Kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “LËVIZJA VETËVENDOSJE!”, janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli. Këta kandidatë do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm Donika Gërvalla-Schwarz, Hekuran Murati, Arben Vitija, Arbërije Nagavci, Hajrulla Çeko, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari.
- Kandidate e radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “NOVA DEMOKRATSKA STRANKA-NDS”, është Samra Ilijaz, e cila do të zëvendësojë Emilija Redžepi.
- Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – IRDK”, është Fridon Lala, i cili do të zëvendësojë Elbert Krasniqi.
- Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP”, është Enis Kervan, i cili do të zëvendësojë Fikrim Damka./Insajderi.com