Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kosovës kanë dhënë betimin në seancën konstitutive të legjislaturës së tetë.

Në Kuvendin e Kosovës janë të pranishëm 114 deputetë.

“Unë deputet i Kuvendit të Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin. Do të punoj ne interes të Kosovës dhe gjithë qytetarëve tonë. Do të angazhohem për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe  të ligjshmërisë si dhe mbrojtjen  e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përputhje me ligjet e vendet dhe standardet evropiane”, thuhet në betim

Këtë betim gjashtë deputetët që munguan mund ta kryejnë në seancën e radhës. /Insajderi.com