Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë dhënë sot betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ibrahim Selmonaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gordana Laban Zuvić nga Lista Serbe, Rifat Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe Fazli Stollaj nga Iniciariva e Re Demokratike e Kosovës (IRDK).

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidencës, këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet më tej në njoftim. /Insajderi.com