
Philipp Kosnett është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në betimin e ambasadorit të ri ka marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA.
“Ishte kënaqësi të marrë pjesë në betimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Philip J. Kosnett, të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasadorin Kosnett e urova për punën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë të Republikës së Kosovës. Kurse, ish-ambasadorin Delaëie e falënderova për punën e shkëlqyeshme që ka bërë në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.