Biçiklistëve u dalin arinjtë përpara në Suharekë

Biçiklistëve u dalin arinjtë përpara në Suharekë

Malet e Sharrit janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur biciklistët e Suharekës.

Ishte fati që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh dhe dy këlyshet e saj. Gjithçka ishte çështje sekondash.

Vet Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

Ai ka treguar ngjarjen se pasi që ka kaluar me bicikletë, shoku mbrapa është rrëzuar dhe e ka lënë bicikletën duke vrapuar dhe duke u shmangur.

“Fati ynë ka qenë që kemi njohur shumë mirë terrenin. E kam prit ndër vite të më ndodhë diçka e tillë, mirëpo jo në këtë formë”, ka treguar Kuçi për TherandaPost, teksa ka thënë që jo lehtë do të harrohet ky moment.

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit që kishte vendosur Kuçi, e të cilën video mund ta ndiqni pa koment më poshtë.