Biden me telegram urimi për Osmanin për ditën e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë

Biden me telegram urimi për Osmanin për ditën e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë

Presidenti i Shteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Në këtë letër përmendet edhe njohja e ndërsjellë me Serbinë, e cila sipas Biden është cak i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai tutje thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar të Kosovës, e personalisht për të Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden.

Bashkangjitur e gjeni telegramin e plotë të Biden dërguar Osmanit: