Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë me anë të një komunikate, i nominuari i Presidentit Biden do të jetë Jeff Hovenier.

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA’së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Hovenier aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA-së në Turqi. Më parë ai ka qenë ushtrues detyre i zëvendësambasadorit edhe në Berlin të Gjermanisë.

Mirëpo, si diplomat ai kishte punuar edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Hovenier dikur kishte qenë pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës. /Insajderi.com