
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është pajtuar në parim të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të diskutuar për krizën në Ukrainë.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se takimi i propozuar nga presidenti Francez Emanuel Macron, mund të ndodh vetëm në rast e Rusia nuk e sulmon Ukrainën, raporton BBC, transmeton Shqip.com.
“Takimi do të mund të ofronte një zgjidhje të mundshme diplomatike për një nga krizat më kritike në Evropë të ndodhur në dekadat e fundit”, thonë nga Shtëpia e Bardhë.

Ilustrim
Propozimi kishte ardhur nga presidenti francez pas dy thirrjeve telefonike që i kishte realizuar me presidentin rus të cilat kishin zgjatur pothuajse tri orë./Insajderi.com