Biden ripërsërit kërkesën: Rusia të tërhiqet nga plani për pushtimin e Ukrainës

Biden ripërsërit kërkesën: Rusia të tërhiqet nga plani për pushtimin e Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet nga plani për pushtimin e Ukrainës.

Biden ka deklaruar se aleatët janë duke u treguar kujdes në raport me Rusinë e cila është duke kërkuar një pretekst për të pushtuar një shtet tjetër.

“Ne jemi duke bërë gjithçka brenda fuqisë tonë me qëllim që Rusia të mos ketë asnjë pretekst për pushtimin e Ukrainës. Nëse Rusia ndjek planin e saj atëherë ajo do të jetë përgjegjëse për katastrofën”,  ka shkruar Biden në Twiter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur se Rusia është në përgatitje të pushtimit të Ukrainës.  Rusia ka kërcënuar Ukrainën se në rast se vendos që t’i bashkohet koalicionit ushtarak të NATO-së atëherë ajo do të detyrohet që të intervenojë ngase nuk do të lejojë që të vendosen raketa afër kufirit të saj ngase përbën kërcënim për sigurinë e saj. /Insajderi.com