Bie në 105 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitale

Bie në 105 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitale

Ka rënë në 105 numri i pacientëve të infektuar me Coronavirus, të cilët po trajtohen në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 66 janë me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 sipas raportit ditor: Klinika Infektive, 23 pacientë Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19 dhe Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë.

Numri i pacientëve spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 11 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 16 pacientë./Insajderi.com