Bie në bunar një banor i Vitisë

Bie në bunar një banor i Vitisë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të premten në mesditë në Viti.

Në fshatin Stubell të Vitisë, raportohet se në rrethana të panjohura një person ka rënë në një pus (bunar).

Njësit policore dhe zjarrfikësit kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.