Bie në kontakt me telat e rrymës – Vdes 47 vjeçari në Suharekë

Bie në kontakt me telat e rrymës – Vdes 47 vjeçari në Suharekë

Një 47 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e kontaktit me telat e rrymës në fshatin Reshtan të Suharekës, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa viktima ishte një punëtor ndërtimi, derisa në momentin kur ka ndodhur ngjarja kishte qenë duke punuar në një shtëpi.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Fshati Reshtan, K.K Suharekë – 13:40.  Një punëtor i ndërtimtarisë derisa ishte duke punuar në një shtëpi ka rënë në kontakt me telat e rrymës dhe si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipa e emergjencës e cila ka dalur në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Osmanollaj. /Insajderi.com