Bie nën 100 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie nën 100 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në 98, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se vetëm në Prishtinë 19 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me Coronavirus, por nuk është komuna që udhëheqë me më së shumti raste.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Gjilani prin me 46 raste aktive, ndërkohë që pas Gjilanit është Ferizaj me 20 raste aktive.

Prishtina radhitet e treta prej komunave, me vetëm 19 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë shënuar vetëm dy raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë vdekje.

Në të njëjtën periudhë kohore, janë dhënë 12 mijë e 430 doza të vaksinës anti-COVID. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.

Deri më sot 90 mijë e 165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com