Bie nga ashensori, dërgohet në QKUK

Bie nga ashensori, dërgohet në QKUK

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare, pasi kishte rënë nga ashensori, njofton Insajderi.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktimës iu kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai kishte rënë në katin përdhesë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30 në Fushë Kosovë.

Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (ngakompania e ashensorëve)”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com