Bie nga banesa në “Dardani” vajza 34 vjeçare

Bie nga banesa në “Dardani” vajza 34 vjeçare

Një vajzë 34 vjeçare ka rënë nga banesa në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Një vajzë 34 vjeçare ka rënë nga banesa në lagjen “Dardania”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se vdekjen e vajzës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Tashmë aty janë edhe ekipet e policisë.

Ahmeti ka thënë se tash për tash nuk mund të japin detaje tjera rreth këtij rasti./Insajderi.com