Bie nga kati i dytë, dyshohet se vajza nga Kamenica kishte mosmarrëveshje me familjarët

Bie nga kati i dytë, dyshohet se vajza nga Kamenica kishte mosmarrëveshje me familjarët

Një vajzë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i një objekti në Kamenicë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme që sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje me familjarët e saj.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se vajza është dërguar në QKMF në Kamenicë e më pas ehde në Qendrën emergjente në Gjilan.

“Është e vërtetë ka ndodhur dje një rast në Kamenicë  ku një vajzë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan. Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Dyshohet se pas mosmarrëveshjes me familjarët ka ardhur deri të rasti”, ka njoftuar Hashani. /Insajderi.com