
Një person është rrëzuar nga lartësia e një objekti në Prishtinë, njofton Insajderi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhenien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com