
Një person dyshohet se ka ndërruar jetë pasi i njëjti ka rënë nga lartësia e një objekti në Veternik të Prishtinës, njofton Insajderi.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.
Viktima është rreth moshës 48 vjeç, ndërsa rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Viktima mashkull (1973), nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, ka thënë ajo. /Insajderi.com