Bie nga pema, vdes një person në Prizren

Bie nga pema, vdes një person në Prizren

Një person ka vdekur aksidentalisht gjatë pasdites së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.

Viktima ishte rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda, me ç’rast ka pranuar edhe trajtim mjekësor, mirëpo nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Sheh Emini, Prizren 01.10.2020 – 17:35. Viktima mashkull  kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com